Vaksinimi është urgjencë dhe jo fushatë pas daljes së variantit “Delta”
BKT
Shqipëri

Vaksinimi është urgjencë dhe jo fushatë pas daljes së variantit “Delta”

Mjekët në Shqipëri nuk kanë nxjerrë ndonjë udhëzues nëse duhet të vazhdojë vaksinimi kundër Koronavirusit në periudhën e temperaturave të larta mjedisore përmbi 42 gradë të celsiusit.

Shqipëria e shpalli gushtin Muaj të Hapur për Vaksinimin të moshave mbi 18 vjeçare.

Autoritetet theksojnë se pas daljes së virusit “Delta”, vaksinimi është kthyer në çështje urgjente sepse koha nuk pret.

Sipas korrespondentit të RTK-së, Denion Ndrenika, Shqipëria çeli këtë 1 gusht Muajin e Hapur të Vaksinimit kundër Koronavirusit.

Vaksinimi i hapur përfshin moshën mbi 18 vjeç në qendrat e lëvizshme ose jo ndërmjet orëve 08:00 deri në 20:00.

Nuk ka ndojë udhëzues nëse mund të kryhet vaksinimi në temperatura të larta mjedisore përmbi 42 gradë, nisur nga ndërprerja javën e kaluar prej 9-ëve të mëngjesit për këtë arsye të të nxehtit.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen për të mbrojtur shëndetin e tyre dhe të afërmve dhe të paraqiten në çdo qendër me kartën e identitetit.

Silva Bino zyrtare në Institutin e Shëndetit Publik thotë se veçanërisht në kohën e shpërfaqjes me rrezikshmëri të lartë të variantit indian “Delta”, vaksinimi frenonon përhapjen e COVID-19.

“Virusi “Delta” e bën urgjent vaksinimin! Ndërsa dderi dje thonim “vaksinim”, sot vaksinimi është një urgjencë sepse virusi është tepër i transmetueshëm, tepër ngjitës dhe koha nuk pret”-tha doktoreshë Bino.

Në thuajse 50 ditë Shqipëria ka vetëm 1 humbje jete nga Koronavirusi, ndërsa gjithsej 2457 qëkurse pandemia u shfaq në mars 2020.


MË SHUME NGA Shqipëri