Richard Grenell trakon Metën dhe Ramën në Tiranë
Ish-ambasadori amerikan Richard Grenell qëndroi në Tiranë ku u takua me presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama.
Presidenti Meta e quajti “promovues të investimeve amerikane dhe bashkëpunimit ekonomik në Ballkan ish-ambasadorin e dërguar të presidentit të kaluar Donald Tramp, Riçard Grenëll për rajonin.
Zoti Meta e priti ambasadorin Grenëll në Tiranë përpara udhëtimit të tij në jugun e Shqipërisë.
Presidenti Meta tha se mbështeste përpjekjet e vazhdueshme të ambasadoritt Grenëll për të promovuar investimet amerikane dhe bashkëpunimin ekonomik në Ballkan.
Sipas zotit Meta, kjo është e vetmja mënyrë për të garantuar mirëqenie për të gjithë qytetarët dhe veçanërisht për brezin e ri.
Presidenti i dhuroi zotit Grenëll librin “Albania from the Air”, botim i veçantë mbi mrekullitë natyrore shqiptare me shpresën që siç tha, herën e ardhshme ai të shpenzojë më shumë kohë për të eksploruar Shqipërinë.
Zoti Grenëll, siç raporton korrespondenti i RTK-së, Denion Ndrenika, tha ndërkaq se në takim me kryemnistrin Edi Rama u përfshi në rrëfime ngjarjesh në Tiranën aq të nxehtë.
Më herët ish zëvendësministri i Jashtëm profesori i historisë ambasador Pëllumb Xhufi ka kritikuar qasjen e zotit Grenëll për betejën e Kosovës me 1389.
Sipas zotit Xhufi, dokumentet venedikase, bizantine, osmane dhe arbërore dëshmojnë praninë në luftën e Kosovës të arbërve Gjergj Strazimiri Balsha, Jonimajt, zoterit e Himarës dhe vete Teodor Muzaka, Gropa apo Zenebishi.
Historiani Xhufi theksoi se atribuimi i ambasadorit Grenëll nuk qëndron, se deklarata për betejën e Kosovës të bën të dyshosh për integritetin e tij dhe se ka qenë njeriu i paduhur për bisedemet Kosovë-Serbi.























