Prishtina mëson kundërshtarin e "play-off"-it në rast kualifikimi
Kampioni i Superligës, Prishtina në rast kualifikimi ndaj Bodo/Glimt në fazën e tretë të Ligës së Konferencës, atëherë në fazën e “playoff-it” do të luajë me humbësin e takimit Mura-Zalgiris.
Kundërshtarët i kanë mësuar edhe dy skuadrat e Superiores së Shqipërisë, Teuta dhe Laçi.
Durrësakët, në rast kualifikimi ndaj irlandezëve të Shamrockut në raundin e tretë, i pret një short i favorshëm në fazën “play off”, ku do të duhet të përballen me skuadrën humbse të çiftit Omonia-Flora Talin.
Ndërkohë për sa i përket Laçit, në rast të një triumfi tjetër historik ndaj gjigantëve të Anderlecht do të përballen me skuadrën fituese që do të dalë nga çifti Vitesse-Dundalk.
Ndeshjet e fazës "pla-off" do të zhvillohen më 19 dhe 26 gusht.
PËRBALLJET NË RAUNDIN “PLAY OFF”:
MURA/ZALGIRIS VS PRISHTINA/ BODO GLIMT
OMONIA/FLORA TALIN VS TEUTA/SHAMROCK
LAÇI/ANDERLECHT VS VITESSE/DUNDALK























