Shkëndija rikthen trajnerin Bruno Akrapoviç
Tekniku boshnjak Bruno Akrapoviç është trajner i ri i Shkëndijës, duke u kthyer në taborin kuq e zi pas 5 viteve.
Njoftimi i klubit:
KF Shkëndija me kënaqësi komunikon angazhimin e trajnerit Bruno Akrapoviç. Drejtuesit dhe tekniku 53 vjeçarë kanë gjetur akordin për kontratë një vjeçare, me opsion për zgjatje të bashkëpunimit.
Bruno rigjen një pankinë të njohur mirë nga vetë ai, duke ditur se ishte trajner i Shkëndijës në vitin 2016. Dhe rezultatet e asaj kohe mbeten pjesë e rëndësishme në historinë e kuqezinjëve, duke ditur se pikërisht me Akrapoviçin në pankinë fituam për herë të parë trofeun e Kupës së vendit, ndërsa po me këtë trajner Shkëndija për herë të parë në histori arriti të menaxhojë kalimin e raundit të parë eliminatorë në UEFA Europa League, madje duke avansuar deri në fazën Play Off, ku më vonë do të shkonim edhe dy herë tjera.
Akrapoviç duket i entuziazmuar të kthehet te Shkëndija dhe premton punë maksimale në drejtim të realizimit të objektivave të drejtuesve.























