21:35 / 02.08.2021
Distria Krasniqi: Shpresojmë që s’kemi me mbetë vetëm me këto tri medalje
Kampionia olimpike, Distria Krasniqi, nuk i sheh të mjaftueshme tri medaljet e Kosovës nga olimpiadat..
Nga aeroporti i Prishtinës ajo ka thënë se duhet kërkuar më shumë.
“Jam mirënjohëse për këtë pritje kaq të ngrohtë. Ju kisha falenderu gjithve, sidomos popullit shqiptar qe na ka mbështet vazhdimisht. Shpresojmë që s’kemi me mbetë vetëm me këto tri medalje, por nga Parisi shpresojmë me u kthy me ma shumë”, ka thënë ajo.























