Driton Kuka: Do të fitojmë medalje aqsa numri i rrathëve olimpikë
BKT
Sport

Driton Kuka: Do të fitojmë medalje aqsa numri i rrathëve olimpikë

Trajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka, ka thënë se beson që numri i medaljeve që do t`i fitojë do të jetë aq sa është numri i rrathëve olimpikë, pra pesë.

Nga aeroporti i Prishtinës ai ka thënë se në Tokio morën medalje më shumë se sa që besuan. 

“Unë si trajner besoj t’i fitojë edhe dy medalje dhe t’i bëjmë pesë, aq sa janë pesë rrathët olimpik. Me të vërtetë mrekulli. Kemi shkuar për medalje, por s'kam qene optimist qe do t’i fitojmë dy medalje”, ka thënë Kuka.