Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Në lidhje direkte do të jetë Nora Kersten, mësuese e Jogës e cila do të na tregoj për karakteristikat, përfitimet dhe llojet e jogës, e cila është një disiplinë tradicionale indiane, që po praktikohet në mbarë botën.

KEDS do t'i trajtojë me prioritet kërkesat për lidhje të re nga diaspora, për të folur për këtë cështje e ftuar do të jeta Naxhije Pajaziti-Arifaj- Drejtoreshë për Komunikime në KEDS.

Poashtu, i ftuari i radhës do të jetë Elion Kollçaku, Menaxher në Shtëpinë  Botuese "Dukagjini", i cili do të na tregoj më shumë për promovimin e lektyrave shkollore të klasës së parë dhe klasës së dytë.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme