Jessica Parker, në plazh mes xhirimeve të rikthimit të ‘Sex and the City’
BKT
Magazina

Jessica Parker, në plazh mes xhirimeve të rikthimit të ‘Sex and the City’

Sarah Jessica Parker “tradhëtoi” këpucët e saj me taka për shapkat këtë fundjavë.

Aktorja 56-vjeçare u fotografua teksa shijonte një ditë plazhi me familjen e saj në Hamptons ditën e shtunë pas disa javëve të zëna duke filmuar rikthimin e “Sex and the City”.

Ylli Hollivudian, veshur me një trupore të zezë, syze të mëdha dhe flokët kapur, u pa shtrirë në rërë së bashku me bashkëshortin e saj, Matthew Broderick dhe 2 binjaket e tyre 12-vjeçare, Tabitha dhe Marion. Çifti prej shumë kohësh, gjithashtu kanë një djalë 18-vjeçar të quajtur James Wilkie.

Gjatë javëve të fundit, Parker është parë së bashku me koleget e saj Cynthia Nixon dhe Kristin Davis, duke filmuar skena të filmit kudo nëpër qytetin e New York.

Sipas një skenari të publikuar para kohe, në filmin e ri të quajtur “And Just Like That…,” do të ketë drama midis Carrie Bradshaw dhe Mr. Big.


MË SHUME NGA Magazina