14:33 / 03.08.2021
Kuvendi miraton rekomandimet lidhur me gjendjen në sektorin e ujërave
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar rekomandimet e komisionit për Ekonomi, lidhur me gjendjen në sektorin e ujërave.
Aty u tha se përfshihen auditimet në investimet kapitale për menaxhimin e ujit dhe cilësisë së ujit.
Të njëjtat u përkrahen nga partitë parlamentare shqiptare, ndërsa grupi parlamentar i Listës Serbe abstenoi.























