16:19 / 03.08.2021
Rron Broja rikthehet pas tre vitesh në futbollin e Kosovës
Rron Broja është prezantuar te Drita. Mesfushori nga Mitrovica i dha fund pak ditë më parë bashkëpunimin me Partizanin në Superioren e Shqipërisë.
25-vjeçari rikthehet pas tre vitesh në Kosovë, aty ku luajti për dy sezone me Trepçën’89. Broja ka zgjedhur të vijojë karrierën te Drita, klub me të cilin ka firmosur për dy vite.
“Rron Broja është INTELEKTUAL! Kemi kënaqësi që ti themi mirë se u riktheve në Superligën e Kosovës RRON BROJA, njërit prej lojtarëve më me vlerë viteve të fundit në superioren e Shqipërisë, që tani do të jetë një INTELEKTUAL i veshur bardhë e kaltër.























