Ballkani përforcohet me nigerianin Solomon
Theophilus Solomon është futbollisti më i ri i Ballkanit. Për marrëveshjen ka njoftuar vetë klubi.
Solomon ka luajtur edhe në Shqipëri me skuadrën e Partizanit.
Njoftimi:
Futboll Klub Ballkani ka kënaqësinë të njoftojë se sulmuesi Theophilus Solomon është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Klubi ynë ka arritur ditën e sotme një marrëveshje 2 vjeçare me sulmuesin nga Nigeria. Prezantimi i sulmuesit do të bëhet ditët në vijim në Suharekë.
Solomon ka qenë një nga futbollistët më të dalluar në Shqipëri, me skuadrën e Partizanit teksa më pas u transferua në ekipin e Qadsia Fc ne Kuvajt para se të firmosë me Ballkanin. Sulmuesi 25-vjeçar, ka qenë më parë edhe pjesë e Rijekas, Ujpest e Omonia Nikosia.
Klubi i Ballkanit i uron mirëseardhje sulmuesit shtatlartë dhe suksese me fanellën e klubit tonë.
Na priftë e mbara Suharekë.























