Goran Bregovic ftohet në Festën e Birrës në Korçë
Këngëtari serb Goran Bregovic do të jetë një nga të ftuarit special të këtij viti në Festën e Birrës në Korçë.
Lajmin e kanë dhënë vetë organizatorët përmes një njoftimi, ku kanë treguar se nata kur do të këndojë Bregovic do të jetë kulmi i festës, duke i bërë prezantim të veçantë pjesëmarrjes së tij.
“Veç artistëve shqiptarë, DJ dhe grupeve më të njohura muzikore në Shqipëri, atmosfera do të kulmojë në natën finale me performancën e këngëtarit Goran Bregovic”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.
Kjo nuk është hera e parë që këngëtari do të shfaqet para publikut në Shqipëri. Ai mbajti koncert të madh në Tiranë në vitin 2014, dhe çoi publikun shqipar në këmbë me këngën patriote serbe 'Kalasnikov'.
Bregovic po ashtu u nderua me çmimin “Çelësi i Tiranës” në atë kohë nga Edi Rama, i cili ishte kryetar i bashkisë.























