22:14 / 03.08.2021
Për Muriqin dalin në skenë edhe Frankfurti e Borussia M’gladbach
Sipas “Corriere dello Sport”, Vedat Muriqi po ngjall interesimin e skuadrave nga Bundesliga.
Artikulli sugjeron që Eintracht Frankfurti dhe Borussia Monchengladbach janë të interesuara për shërbimet e kosovarit.
Skuadrat janë të interesuara për huazimin e tij, por Lazio po dëshiron ta inkuadrojë edhe opsionin për blerje përfundimtare në marrëveshje eventuale me skuadrat gjermane, transmeton "albeu".
Tare dëshiron qëndrimin e tij, por as ai nuk mund të ndalojë një ofertë “joshëse” në rast se vie nga ndonjëra prej klubeve gjermane.























