09:23 / 04.08.2021
Stabilizohet situata në Labinot Mal, zjarri drejt fikjes
Zjarri që përfshiu mbrëmjen e djeshme Labinot Mal, pranë fshatit Guri i Zi është drejt fikjes dhe situata duket më e stabilizuar.
Ndërhyrja e qytetarëve, por jo vetëm u bë me mjete rrethanore për shkak se ishte shumë e vështirë ndërhyrja e mjeteve të zjarrfikjes, ndërsa në ato momentet frika ekzistonte se mund të përfshihej edhe pylli që ndodhej aty pranë.
Fatmirësisht si pasojë e flakëve nuk ka pasur dëme në shtëpi, apo pemë, pasi janë djegur vetëm shkurre dhe fatmirësisht pylli ka mbetur i paprekur nga flakët./TCH























