13:04 / 04.08.2021
Aston Villa investon 32 milionë euro për sulmin, Grealish edhe më afër City
Aston Villa ka përforcuar sulmin me Leon Bailey. Klubi nga Birmingemi pagoi 32 milion euro te Bayer Leverkusen për kartonin e lojtarit nga Xhamajka.
Bailey luan në krahun e djathtë të sulmit, por bën mirë edhe pozicionet e tjera të repartit ofensiv. 23-vjeçari është prezantuar sot tek ekipi i ri, teksa ka firmosur një kontratë 5-vjeçare.
Ardhja e tij afron shitjen e Jack Grealish te Manchester City. Kampionët e Anglisë kanë gati 100 milion paund për yllin e Aston Villa dhe kalimi tek ekipi i Pep Guardiolës është çështje kohe.























