City, ofertë 100 milionë funta për lojtarin e kombëtares angleze
BKT
Sport

City, ofertë 100 milionë funta për lojtarin e kombëtares angleze

Manchester City nuk heq dorë nga blerja e lojtarit të kombëtares angleze.

Klubet e Mançesterit janë padyshim të parat në listë kur përmenden sagat e transferimit. City është përpjekur që një kohë të gjatë të sigurojë nënshkrimin e lojtarit të kombëtares së Tre Luanëve, Jack Grealish, por deri më tash përpjekjet e tyre nuk kanë rezultuar të suksesshme. Ata dërguan disa oferta në Aston Villa, por klubi i Birmingham i refuzoi lehtë.

Dihet se Manchester City ka një buxhet "të pakufizuar" për sjelljen e lojtarëve, kështu që së fundmi ata dërguan një megaofertë që kap shifrën e 100 milionë funteve ose pak më shumë se 117 milionë euro dhe mbetet të shihet nëse kjo shifër do t’i bindë drejtuesit e Aston Villës.

Tani për tani, vendin e parë për përforcimin më të shtrenjtë në Premier League e mban Paul Pogba, i cili u kthye në Manchester United në vitin 2016 për 105,000,000 euro.