Gjirokastra nuk “gjen paqe”, riaktivizohet një vatër zjarri
BKT
Shqipëri

Gjirokastra nuk “gjen paqe”, riaktivizohet një vatër zjarri

Gjirokastra është ende nën frikën e flakëve.

Pas një beteje të gjatë dhe të vështirë mbrëmjen e të martës dhe këtë të mërkurë, një vatër zjarri është riaktivizuar.

Flakët janë ndezur sërish në kodrat e Saraqinishtit në Lunxhëri.

Forcat e ushtrisë janë nisur drejt zonës për të neutralizuar zjarrin dhe vënë nën kontroll situatën./vp

 

 


MË SHUME NGA Shqipëri