Laçi humbet yllin e skuadrës para ndeshjes me Anderlehtin
BKT
Sport

Laçi humbet yllin e skuadrës para ndeshjes me Anderlehtin

Laçi merr një lajm shumë të keq në prag të ndeshjes ndaj Anderlehtit, që do të luhet nesër në orën 19:00 në stadiumin “Elbasan Arena”.

“Panorama" zbulon nga burime të sigurta në klubin kurbinas, se ylli i bardhezinjve, Mentor Mazrekaj, do të mungojë kundër belgëve.

Mësohet se në stërvitjen e djeshme fantazisti kosovar ka marrë një goditje në këmbë dhe është e pamundur që ai të riaftësohet deri nesër. Në këto kushte, trajnerit Shpëtim Duro i prishen të gjitha planet për formacionin, pasi krahas mungesës së mesfushorit Juljan Shehu për kartonë, tashmë do i duhet të bëjë llogaritë edhe pa Mazrekajn.