18:36 / 04.08.2021
Ramadani: Bodoe/Glimt, skuadër me disiplinë e taktikisht e fortë
Prishtina do të ndeshet nesër në kuadër të Conference League me skuadrën norvegjeze Bodoe/Glimt. Trajneri i Prishtinës, Zekerija Ramadani, ka folur për ndeshjen.
“Skuadra kundërshtare është shumë e disiplinuar dhe taktikisht e fortë, neve kemi marrë mësim nga takimi i fundit në Uells dhe e dimë mirë se çfarë rëndësie ka secila ndeshje në këtë nivel garash, ne gjithashtu presim mbështetjen maksimale nga tifozët tanë të flaktë “Plisat”, të cilët sigurisht do të jenë të pranishëm në numër të madh”, ka thënë Ramadani.























