Ministrja Kushi: Kanë nisur tashmë përgatitjet nëpër shkolla
BKT
Shqipëri

Ministrja Kushi: Kanë nisur tashmë përgatitjet nëpër shkolla

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Znj. Evis Kushi, ka postuar pasditen e sotme momente të punës së punonjësve të bashkive nëpër shkolla, të cilët kanë nisur përgatitjet para fillimit të vitit të ri shkollor.

Ajo shpreh mirënjohjen ndaj tyre, sepse po angazhohen që çdo gjë të jetë gati më datë 1 shtator për nxënësit që do të zhvillojnë mësimin plotësues.

Postimi i plotë i Ministres Kushi:

“Mirënjohje për punonjësit e njësive të vetëqeverisjes vendore, të cilët tashmë kanë filluar rregullimin e mjediseve të brendshme e të jashtme të shkollave tona, lyerjen, dezinfektimin, e plot punë të tjera në mënyrë që çdo gjë të jetë gati më datë 1 shtator për nxënësit që do të zhvillojnë mësimin plotësues”./tch

 


MË SHUME NGA Shqipëri