​Vihen në kontroll flakët e drejtuara në Parkun Kombëtar të Llogarasë​

​Vihen në kontroll flakët e drejtuara në Parkun Kombëtar të Llogarasë​

Flakët që ishin drejtuar në Parkun Kombëtar të Llogarasë janë vënë nën kontroll.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka informuar se në këto momente është bërë ndërrimi i trupave që do të qëndrojnë natën në terren për të mbajtur nën kontroll situatën.

“Zmbrapset furia e flakëve drejt Parkut Kombëtar të Llogarasë, e tani sapo është bërë rifreskimi i trupave që do të vijojnë gjatë gjithë natës me mbajtjen nën kontroll të situatës”, shkruan Rama.

Ndërsa, zëvendës komandanti i forcave Komando shprehet se janë në lartësinë 1350 metra mbi nivelin e tokës, ku kanë bërë të mundur ndalimin e zjarrit.

“Sapo kemi ndaluar zjarrin shikohet edhe vija e ndalimit, në krahun e djathtë timin për 20 metra do të hynte për në pyllin e Llogorasë, e cila do të ishte e pamundur të kontrollohej. Në krahun tim të majtë është Llogaraja, është neutralizuar një vatër e madhe në Dukat. Nëse do të bëhej perimetri siç është bërë nga lart do të sigurojmë grykën e Llogorasë. Kushte shumë tym, por falë këmbënguljes tonë arritëm ta ndalojmë”, tha ai.


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare