Moti sot në Shqipëri

Moti sot në Shqipëri

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm por në zonat veriore do të ketë edhe reshje shiu.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 21°C në 32°C, në zonat e ulëta nga 28°C në 40°C dhe në zonat bregdetare nga 30°C në 41°C.

Era do të fryjë në drejtim Jugor-Jugperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë mbi 4 ballë.


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare