Rihanna miliarderja më e re! Por s’është muzika ajo që e pasuroi kaq shumë

Rihanna miliarderja më e re! Por s’është muzika ajo që e pasuroi kaq shumë

Rihanna është zyrtarisht miliarderja më e re në botë.

Sipas Forbes, pasuria e saj arrin në 1.7 miliardë dollarë, duke u bërë kështu këngëtarja më e pasur në botë dhe e dyta pas Oprah Winfrey si artistja më e pasur femër.

Por nuk është muzika që e ka bërë atë kaq të pasur. Pjesa më e madhe e pasurisë së saj (rreth 1.4 miliardë dollarë) vjen nga vlera e kompanisë Fenty Beauty, nga të cilat Forbes tani mund të konfirmojë se ajo zotëron 50% të aksioneve.

Pjesa tjetër llogaritet nga aksionet e saj në kompaninë e të brendshmeve, Savage x Fenty, me një vlerë prej rreth 270 milionë dollarë, dhe më pas fitimet nga karriera si muzikante dhe aktore.