Dafina Zeqiri jep detaje rreth projektit të ri muzikor

Dafina Zeqiri jep detaje rreth projektit të ri muzikor

Dafina Zeqiri ka publikuar foto në rrjete sociale.

Dafina cilësohet si njëra ndër këngëtaret më tërheqëse shqiptare.

Ajo është mjaft aktive në rrjete sociale ku edhe ndan imazhe nga më të ndryshmet në rrjete sociale. Së fundmi Dafina, ka publikuar një shkrim në Twitter ku ka bërë të ditur se ka filluar punimet për projektin e ri muzikor.

Kurse sot ajo publikoi një video në Instagram ku shihej e rregulluar deri në çdo detaj teksa po vallëzonte nën tingujt e një kënge ende të pa lansuar.

Llafe Llafe dëgjohej në prapavijë teksa Dafina merrte poza joshëse për kamerën, duke e mbishkruar videon “Llafe Llafe”, gjë që bëri fansat të spekulojnë se ky është titulli i ri i projektit muzikor.