Jennifer Aniston thotë se është turp të refuzoni vaksinën

Jennifer Aniston thotë se është turp të refuzoni vaksinën

Jennifer Aniston ka thënë se preferon të qëndroj me njerëz që kanë marrë vaksinën.

Aktorja e ‘Friends, ka pranuar se ka hequr dorë nga thirrja që ju bënte njerëzve për të marrë vaksinën.

“Ka shumë njerëz që janë kundër marrjes së vaksinës ose thjesht nuk i dëgjojnë faktet. Është një turp i vërtetë, pas gjithë asaj që kemi kaluar”, tha Aniston.

Ajo shtoi: “Kemi humbur njerëzit vetëm se nuk kanë bërë vaksinat dhe kjo është një fatkeqësi. Mendoj se të gjithë e kemi detyrim moral të tregojmë nëse jemi vaksinuar apo jo. Ata që nuk janë vaksinuar të bëjnë teste çdo ditë”.