Rumania i dhuron Shqipërisë 150.000 vaksina

Rumania i dhuron Shqipërisë 150.000 vaksina

Sekretari i Përgjithshëm, Taulant Balla, falënderoi qeverinë rumune për ndihmën dhe shtoi se bashkëpunimi mes dy vendeve po rritet.

“Qeveria e Rumanisë sapo ka miratuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë vendimin për t’i dhuruar Shqipërisë 150.000 doza vaksinë anti-Covid19. Dëshiroj t’i shpreh mirënjohjen Presidentit Klaus Iohannis dhe Kryeministrit Florin Cîțu për këtë ndihmë të mirëpritur në luftën me pandeminë. Gjithashtu falenderoj edhe Ambasadorin e Rumanisë në Tiranë Octavian Șerban me të cilin kemi një bashkëpunim të përditshëm në dobi të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy popujve dhe vendeve tona.”/vp