18:49 / 05.08.2021
Impianti për mbetjet e Cërrikut ndërtohet me financime gjermane
Mbetjet organike të fermave të Cërrikut do të përpunohen në një impiant të ri duke shmangur ndotjen e mjedisit.
Projekti me ndihmën e qeverisë gjermane dhe fondacionit GIZ synon të mbajë më të pastër qytetin.
Në territorin e Bashkisë Cërrik kultivohen shumë prodhime bujqësore dhe mbetje ishin kthyer në një problem sa i takon ndotjes. Pas përpunimit, mbetjet organike do të dërgohen më pas në landfillin e Elbasanit./tch























