Peleshi: Parandalohet katastrofa në zonën e lumit të Vlorës

Peleshi: Parandalohet katastrofa në zonën e lumit të Vlorës

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka dhënë një lajm të mirë këtë të enjte në lidhje me rrezikun që kanosej në zonën e lumit të Vlorës.

Ai shprehet se është parandaluar një katastrofë pasi ndërhyrja masive e trupave nga toka dhe ajri kanë neutralizuar flakët që rrezikonin jetën e banorëve dhe banesave atje.

“Në mbështetje të operacionit nga toka, në Karaburun ka rifilluar edhe ndërhyrja nga ajri, ndonëse në kushte të vështira klimatike për fluturim”, thotë ministri.

Ndërhyrje ka pasur edhe në disa qarqe të tjera të vendit si Vithkuq (Korçë) në Mallakastër, në Tarabosh, (Shkodër) Qerem,(Tropojë), Kalise (Kukës), Mavropull, (Delvinë) etj./tvklan.al


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare