Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Në lidhje direkte do të jetë Alketa Gashi Fazliu, gazetare e cila flet për post panairin e librit 2021.
Ka nisur festivali "Angros" në Gjilan, për të folur për më shumë detaje nga ky festival e ftuar do të jetë Ardianë Halimi, drejtoreshë e festivalit.
Poashtu, në lidhje direkte nga Sicilia flet Giorgio Fusco, vokalist në grupin ”Shega”, bendi arbëresh sjell albumin e parë arbërisht.
Sot nis edicioni i 20 jubilar i 'Dokufest', në lidhje direkte nga Prizreni e ftuar do të jetë Alba Çakalli - producente e festivalit.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























