Ushqimi i preferuar i Princeshës Charlotte është i njohur, por i pazakontë
BKT
Magazina

Ushqimi i preferuar i Princeshës Charlotte është i njohur, por i pazakontë

Kur pyet një fëmijë 6-vjeçar se çfarë i pëlqen më shumë të hajë, përgjigjet e zakonshme janë çokollata, patatina, karamele dhe sigurisht, ushqimet e shpejta. Por ky nuk është rasti i Princeshës Charlotte, vajzës së Princit William dhe Dukeshës Kate Middleton.

 

Sipas Dukeshës së Kembrixhit, Princesha pëlqen të hajë…ullinj. Kate bëri një paralelizëm të vogëlushes dhe vetes, pasi tha që në fakt ullinjtë janë edhe të preferuarit e saj. Ajo madje po përpiqet t’i mësojë atyre të gatuajnë dhe zbuloi që Princi George dhe Princesha Charlotte pëlqejnë të përgatisin sallata, makarona me djathë dhe pica, pas të cilave ata “lënë kokën”.

Pjata e preferuar e Princit George janë spageti karbonara, ndërsa Princi Louis duket se ndjek shijet e motrës së madhe pasi parapëlqen panxharin.


MË SHUME NGA Magazina