Grealish: S’mund ta refuzoja mundësinë e bashkëpunimit me Guardiolën
BKT
Sport

Grealish: S’mund ta refuzoja mundësinë e bashkëpunimit me Guardiolën

Jack Grealish ka folur si lojtari Manchester Cityt.

Grealish u bë transferimi më i shtrenjtë në Premierligë ku u transferua nga Aston Villa tek Manchester City për një shumë të raportuar prej 100 milionë funtesh.

25 vjeçari tregoi prapaskenat e transferimit në një intervistë për uebfaqen e Manchester Cityt.

“Kishte shumë arsye përse vendosa të vij këtu, por të punoja me menaxherin ishte një mundësi që nuk mund ta refuzoja”, tha ai.

“Edhe lojtarët që janë këtu ishin një pjesë e madhe e vendimit tim, tani dua të jap më të mirën për këtë skuadër”, shtoi ai.

“Të gjithë e dinë që unë e admiroj Kevin (De Bruyne) dhe do të jetë një ëndërr e bërë realitet të luaj me të”, tha Grealish, raporton lajmi.

“Shpresoj që periudha ime këtu të jetë e suksesshme”, deklaroi Jack Grealish.