Justin Bieber shpërthen keq ndaj mediave
“Mediat duan të më bëjnë sikur jam i sëmurë“
Këngëtari Justin Biber është irrituar keq ndaj mediave duke reaguar përmes një postimi të gjatë në InstaStory. Bieber u shpreh se mediat ende përdorin fotografi jo të këndshme në kohën kur ai kishte mustaqe dhe sipas tij këtë e bëjnë që ai të duket i sëmurë.

“Unë jam akoma në shok, që ende i përdorin këto fotografi të miat. Po ju them se media dëshiron të zgjedhë fotot e mia të këqija për të bërë të dukem sikur nuk jam mirë… Ka pasur fotografi të panumërta që mediat mund t’i marrin, por ata ende vazhdojnë me këtë për të më bërë të dukem i sëmurë dhe jo mirë, nuk është e drejtë”, ka shkruar ai.

Së fundmi prestigjiozia “Variety” është ndalur tek kënga e tij me Ariana Grande, “Stuck With U” e cila rezultoi të ishte një hit i vërtetë duke kryesuar “Billboard 100”, por të gjithë vëmendjen e artistit nuk e mori suksesi i këngës dhe fotoja e pwrdorur u bw qendra e saj.























