10:20 / 06.08.2021
“Ti je fajtori për largimin e Messit”, Griezmann vërshëllehet nga tifozët
Tifozët e Barcelonës po presin në qendrën stërvitore futbollistët.
Barcelona po vazhdon stërvitjet sot ku kanë arritur pothuajse të gjithë lojtarët, mirëpo aty mungon Lionel Messi.
Kjo pasi argjentinasi dhe klubi nuk arritën marrëveshje për zgjatjen e kontratës.
Në qendrën stërvitore ishin mbledhur një numër i konsiderueshëm tifozësh, dhe kur erdhi Antoine Griezmann ata bënë të ditur mllefin e tyre ndaj francezit.
“Ti je fajtori për largimin e Messit”, dëgjoheshin zëra nga tifozët e frustruar.
Barcelona po vazhdon stërvitjet, ku pas një ore Joan Laporta do ta mbajë një konferencë për shtyp.























