17:07 / 06.08.2021
U zgjodh për anëtare të kryesisë së PDK-së, Donika Shahini refuzon pozitën
Donika Shahini-Lami u votua dje për anëtare të Kryesisë së PDK-së. Por ajo ka refuzuar pozitën e ofruar për siç ka thënë arsye personale.
“Mirënjohëse ndaj lidershipit të ri të Partisë Demokratike të Kosovës, për besimin duke më ofruar dhe besuar të jem pjesë e kryesisë së re. Por, për arsye personale, bëj të ditur se nuk do ta filloj këtë rrugëtim. Shëndet, suksese dhe gjitha të mirat”, ka shkruar ajo.
Sot gjatë ditës edhe deputeti nga radhët e PDK’së, Enver Hoxhaj, ka njoftuar se ka vendosur që të mos jetë pjesë e Kryesisë së re të kësaj partie.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoxhaj ka thënë se është koha që ekipi i ri e kryesia e sapo votuar të punojë dhe angazhohet për ta rikthyer PDK-në si forcën e parë politike.























