Romero transferohet në Premier Ligë për 55 milionë euro
BKT
Sport

Romero transferohet në Premier Ligë për 55 milionë euro

Cristian Romero është zyrtarisht futbollit i Tottenham. Qendërmbrojtësi bën një hap të madh në karrierë duke kaluar në një prej kampionateve më të mirë në botë.

Atalanta do të përfitojë nga ky operacion 55 milionë euro, një shifër e madhe për një skuadër të nivelit të zikaltërve të cilët strategjinë e tyre e mbështesin tek talentet e pazbuluara dhe jo tek shpenzimet pa kriter, transmeton "Panorama"

Argjentinasi ka firmosur për 5 sezone me Tottenham duke nisur një faqe të re në karrierën futbollistike.  Kujtojmë se Romero më parë ka qenë pjesë e Juves, por u largua drejt Bergamos pasi nuk gjeti hapësira te bardhezinjtë.