Dërgohen me urgjencë në spitalin e Vlorës disa ushtarë
BKT
Shqipëri

Dërgohen me urgjencë në spitalin e Vlorës disa ushtarë

Paraqiten në urgjencë disa ushtarakë, të cilët sipas të dhënave paraprake dyshohet se janë helmuar nga ushqimi.

Disa prej të sëmurëve kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në qendrën Shëndetësore në Orikum, ndërsa më pas janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Vlorës.

Ushtarët ishin me mision për shuarjen e flakëve që kanë “pushtuar” prej disa ditësh zonën e Vlorës. Ndërkohë sipas të dhënave paraprake gjendja e tyre nuk është kritike. /abcnews.al/


MË SHUME NGA Shqipëri