Kaos në Aeroportin e Prishtinës: Diaspora sulmon stafin gjatë shërbimit
BKT
Lajme

Kaos në Aeroportin e Prishtinës: Diaspora sulmon stafin gjatë shërbimit

Janë sulmuar dy punonjës të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara duke thënë se ata janë sulmuar gjatë kohës sa ishin në detyrë në shërbim të udhëtarëve.

“Dënojmë aktin e ulët të sulmit fizik ndaj punojësit të ANP ‘Adem Jashari gjatë kohës sa ishte në detyrë në shërbim të udhëtarëve”, ka shkruar ajo. 

Gjithashtu, Gara ka thënë se përkushtimi dhe puna e këtyre punonjësve e radhit ANP ‘Adem Jashari’ ndër më të mirat në rajon.

“Kompania jonë po ndjek të gjitha rrugët ligjore ndaj këtij sulmi dhe ndaj çdo rasti tjetër kundër punonjësve tanë të cilët janë edhe aseti më i vlefshëm i kompanisë sonë”, ka shkruar Gara.

Kujtojmë se këto ditë shumë mërgimtarë që kanë ardhur në Kosovë për pushime po kthehen në vendet e tyre dhe në ANP ‘Adem Jashari’ ka fluks të madh të udhëtarëve.

 


MË SHUME NGA Lajme