09:49 / 08.08.2021
Kolonë e gjatë në Merdarë, pritje deri në tri orë
Bashkatdhetarët, të cilët janë nisur të kthehen nëpër vendet e Evropës, në këtë mëngjes në pikën kufitare në Merdare, po presin për më shumë se 3 orë në kolonat që janë deri në 1km.
Ndërkohë, pritja për të hyrë në këtë pikë kufitare është më shumë se një orë hyrja në këtë pikë kufitare
Ndërsa gjendje shumë më e qetë është në pikëkalimet tjera kufitare, pasi nuk ka pritje për në dalje e as në hyrje.
Dje në mesditë, po në këtë pikë kufitare, në Merdare, mërgimtarët prisnin deri në 5 orë për t’u larguar nga Kosova.























