18:51 / 08.08.2021
Laporta, Messit: Dera e Barcelonës do jetë gjithmonë e hapur për ty
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta përmes një postimi i ka dhënë lamtumirën yllit Lionel Messi.
Argjentinasi është shumë pranë nënshkrimit me PSG-në pas 21 viteve te Barcelona, transmeton lajmi.net.
Ndërkohë, Laporta i ka uruar suksese Messit duke e falënderuar.
“Të urojë ty Messi dhe familjes tënde më të mirat. Dera e Barcelonës do jetë gjithmonë e hapur për ty. Faleminderit për gjithçka, Leo”, shkroi ai.























