Milani ofron 10 milionë euro për mesfushorin francez
BKT
Sport

Milani ofron 10 milionë euro për mesfushorin francez

Milani vazhdon “gjuetinë” për një mesfushor sulmues dhe nga Franca vjen një informacion për objektivin e drejtuesve kuqezi.

Sipas raporteve “L’Equipe”, Milani ka bërë ofertë zyrtare 10 milionë euro për Yacine Adli, mesfushorin e Bordeaux, i lindur në vitin 2000. Nëse bisedimet do të mbyllen me sukses, Adli do të rivalizojë për një vend në formacion me Brahim Diazin

I rritur në akademinë e PSG-së, klub me të cilin bëri debutimin në Ligue 1 në vitin 2018, Yacine Adli sezonin e kaluar koleksionoi 35 paraqitje, dy gola dhe pesë asistime me fanellën e Bordeaux, duke u bërë një nga pikat kryesore të skuadrës.

Performanca e tij ka tërhequr vëmendjen e kuqezinjve, të cilët tashmë kanë depozituar ofertën për lojtarin të cilit i përfundon kontrata me klubin francez në vitin 2023.

Tepër i aftë në driblim dhe me vizion të shkëlqyer të lojës, Yacine Adli nuk është golashënues i spikatur, megjithatë mbetet tepër rezultativ në shërbimin për gol dhe në organizimin e lojës në mesfushë.

Këto karakteristika që do ta bënin shumë të dobishëm për manovrën e Milanit si në mesfushë ashtu edhe pas sulmuesve.