Rekord i pazakontë në start, nuk ndodhte prej 17 vitesh në Ligue 1!
BKT
Sport

Rekord i pazakontë në start, nuk ndodhte prej 17 vitesh në Ligue 1!

Sezoni i ri i Ligue 1 filloi të premten. Duelet e javës së parë u luajtën edhe ditën e shtunë e dje, teksa u regjistrua një rekord i veçantë. Asnjë ekip vendas nuk ia doli të marrë tre pikët.

Katër ekipe udhëtuese u rikthyen në shtëpi me pikë të plota (PSG, Marseille, Clermont dhe Angers), ndërsa gjashtë përballjet e tjera u mbyllën pa fitues.

Hera e tretë në historinë e kampionatit francez që ndodh një gjë e tillë. Sezoni 1966/1967 nuk regjistroi asnjë sukses shtëpiak në javën e 38-të.

Edhe 17 vite më parë nuk fitoi asnjë nga skuadrat pritëse në javën e nëntë.