09:45 / 10.08.2021
Situata kritike në dy vatra zjarri, evakuohen banorët
Ora Neës sjell video të forcave zjarrfikëse të Kosovës të cilët janë vendosur lart në Majën e Rrunës në pritje për të nisur operacionin për shuarjen e flakëve.
Operacioni është përqëndruar në dy vatra zjarri “Laku i Thive" dhe "Qafa e Kumbulles” në Malin e Rrunes. Në këto dy vatra janë forcat e emergjencës civile, shërbimi zjarrfikës Kukës trupat e ushtrisë Kosovë dhe zjarrfikësit e Kosovës.
Situata është kritike deri në këto momente dhe në rrezik janë 5 banesa me rreth 30 banore të lagjes Lepraj në fshatin Shenmri.























