Presidenti kujton poetin e vrarë nga komunizmi Havzi Nela
Zoti Meta postoi gjithashtu një poezi të poetit disident të ekzekutuar me varje në litrar në mes të Kukësit.
Presidenti Ilir Meta kujtoi poetin Havzi Nela në 33-vjetorin e ekzekutimit nga regjimi kriminal komunist.
Në profilin e tij në Facebook Presidenti Ilir Meta shkruajti se Havzi Nela ishte simboli i fjalës së lirë dhe dinjitetit njerëzor, edhe në kohët më të errëta jeton përmes poezive të tij, që frymëzojnë vetëm një zgjedhje: LIRINË! .
Zoti Meta postoi gjithashtu një poezi të poetit disident të ekzekutuar me varje në litrar në mes të Kukësit, raporton korrespondenti i RTK-së, Denion Knid Ndrenika.
O Liri, O Vdekje
Nuk them se jam trim, jo as frikacak,
Thellë n’afshet e shpirtit më grafllon guximi;
Vdekja për liri nuk më tremb aspak,
S’e duron robninë zemra e nji trimi?!
Pse or pse t’kem frikë, frikë se mos po vdes?!
Oh, çfarë marrie, ndoshta faj për mue!
T’ecësh zvarrë si krimb, t’mos jesh kurrë serbes,
Kët s’ia fali vetes, kjo m’ban me u mendue.
Pse t’më dhimbset jeta, pse u dashka kursye?
Veç me përtyp bukë, me u rropatë si kalë?
Pa nji fjalë ngushllimi, pa nji ditë lumnie,
Unë skllav i bindun, tash, kur s’jam as djalë.
Deri kur durim, deri kur me shpresë?
Jo, jo, mos m’i thoni, këto fjalë nuk due.
Me durim e shpresë nuk due të vdes.
Si jeta dhe vdekja duhen meritue.
S’meriton asnjenën kur mbetesh gur varri
Ndaj rri e mendohem
jetës me i dhanë fund.
Le të kënaqet hasmi,
le të qeshë i marri!
Liria më thërret,
vdekja nuk më tund.























