Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Do të ketë lidhje të drejtpërdrejt nga Aeroporti "Adem Jashari", ku do të flitet për fluksin e udhëtarëve.

Agron Llugaliu, Drejtor I Doganës së Kosovës, flet për të hyrat nga dogana e Kosovës.

Do të ketë lidhje të drejtpërdrejt nga atelia e artistit, Fatmir Krypa.

Poashtu lidhje të drejtpërdrejt do të ketë edhe nga Prizreni lidhur me aktivitetet e "DokuFest".

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme