Arrestohet biznismeni në Tiranë, ngriti skemë mashtrimit me TVSH-në
BKT
Shqipëri

Arrestohet biznismeni në Tiranë, ngriti skemë mashtrimit me TVSH-në

Policia ka arrestuar biznismenin Gëzim Culaj, ndaj të cilit rëndon një dënim me tre vite burg nga Gjykata e Tiranës. Culaj akuzohet se ka krijuar një skemë mashtrimi me TVSH-në duke i shkaktuar dhjetra milionë lekë arkës së shtetit.

“Specialistët e Seksionit Ekonomik dhe Financiar bënë ekzekutimin e urdherit të Prokurorit, për shtetasin në kërkim Gëzim Culaj, 31 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka denuar me 3 vjet burg, për vepren penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, bën me dije policia.

Culaj njihet si biznismen në fushën e fasonëve dhe dhënies me qira të ambienteve të ndryshme. 


MË SHUME NGA Shqipëri