Largimi i Messit ndryshon planet e Barçës, s’largohet Griezmann
BKT
Sport

Largimi i Messit ndryshon planet e Barçës, s’largohet Griezmann

Me largimin e sulmuesit Lionel Messi, Barcelona ka ndryshuar planet për këtë afat veror.

Klubi katalunas qysh në verë e kishte vendosur në shitje francezin, derisa muajt e fundit provoi ta shkëmbente me Saul Niguez të Atletico Madridit, por marrëveshja nuk u arrit.

Sidoqoftë, tani që Messi është larguar dhe pranë kalimit te PSG, Barcelona ka vendosur ta mbajë francezin.

Në fakt, Griezmann është tani lojtari kyç në sulmin e katalunasve dhe do këtë rol shumë të rëndësishëm për edicionin 2021/22.

Ndërkohë, Barcelona nuk synon të shesë ndonjë lojtarë këtë muaj, pos t’i bind për zbritjen e pagës.