23:00 / 10.08.2021
Kemal Ademi transferohet te skuadra ruse, Khimki
Futbollisti shqiptar, Kemal Ademi është larguar nga Fenerbache, duke u transferuar te klubi rus, Khimki.
Ademi me ekipin rus ka nënshkruar kontratë tre vjeçare.
Fenerbahçe njoftoi se Kemal Ademi u transferua në Khimki.
“Lojtari ynë Kemal Ademi është transferuar në FK Khimki, një nga ekipet e Ligës Ruse. Ne e falënderojmë për shërbimet e tij të deritanishme dhe i urojmë suksese në karrierën e tij të ardhshme”, thuhet në deklaratën e klubit të Fenerbaches, transmeton KK.
Ademi më parë ishte pjesë edhe Superligës së Zvicrës.























