13:22 / 11.08.2021
Viktima e dytë e zjarreve në vend! Humb jetën 8 ditë pas të shoqit
Është konfirmuar viktima e dytë nga zjarret në Shqipëri.
Pas vdekjes së 64-vjeçarit Andrea Haxhiaj më 3 gusht nga flakët në Asim Zenel në Gjirokastër, ka ndërruar jetë edhe gruaja e tij 57-vjeçare që ishte e shtruar në QSUT.
Tatjana Haxhiaj ishte e shtruar prej ditësh me djegie deri në 75% të trupit.























