“Kujdesi për veten”, trashëgimia e paçmuar e Beyonce për fëmijët e saj
Në një nga intervistat e saj të rralla, si kjo e fundit për “Harper’s Bazaar”, Beyonce rrëfeu disa nga momentet e saj si nënë e tre fëmijëve. Ajo tregoi se në pushimet familjare, janë fëmijët ata që vendosin të kombinojnë veshjet e të gjithëve me njëri-tjetrin dhe më pas përfshiu një episod interesant që e bëri të ndihej krenare për vajzën e saj të madhe, Blue Ivy.
“Gjatë karantinës, kalova nga abuzimet në rituale pozitive që vijnë nga brezat e mi të shkuar duke i përshtatur sipas mënyrës sime. Në turin tim të fundit, zbulova vajin e kërpit, i cili ndihmon për inflamacionet dhe dhimbjet. Gjeta një zgjidhje për netët kur nuk flija dot dhe acarimin që më shkaktonte kjo. Zbulova veti shëruese të mjaltit që janë të mira për mua dhe fëmijët e mi”.

“Kështu që tani po ndërtoj një fermë kërpi dhe rritjeje bletësh. Madje kosheret janë në çatinë time!” Duket se Queen Bey ka vendosur vërtet të jetë e tillë, në kuptimin e parë të fjalës tanimë dhe jo vetëm për fansat e saj që kanë marrë emrin “Bey hive” (kosherja e Beyonce, shto këtu edhe që dy shkronjat e para të emrit të saj duket sikur shqiptojnë fjalën bletë).

“Një nga momentet e mia më zbavitëse si nënë është kur gjeta një ditë Blue në vaskë me sy të mbyllur duke përdorur përzierjet që unë kam krijuar dhe duke u relaksuar, duke marrë kohë për veten. Kam kaq shumë për t’iu treguar dhe të gjitha shumë shpejt!”, tha diva e muzikës, e cila ka nisur tashmë të sjellë edhe projektet muzikore për të cilat ka punuar gjatë karantinës.























