Jennifer Aniston dhe David Schwimmer rindezin flakët e vjetra
BKT
Magazina

Jennifer Aniston dhe David Schwimmer rindezin flakët e vjetra

Yjet e serialit “Friends” kanë vendosur të takohen jashtë xhirimeve.

Yjet e serialit “Friends”, Jennifer Aniston dhe David Schwimmer duket se kanë nisur një romancë me njëri-tjetrin. Burime pranë tyre thanë se kimia mes dyshes ekzistonte ende ndaj kishin vendosur të takoheshin jashtë xhirimeve.

“Pas ribashkimit, u bë e qartë se kujtimi i të kaluarës kishte ngjallur ndjenja për të dy dhe se kimia që ata kishin, ishte akoma atje. Ata filluan të flisnin me mesazhe menjëherë pas xhirimeve dhe, vetëm muajin e kaluar, David erdhi nga shtëpia e tij në Nju Jork drejt Los Anxheles për të parë aktoren”, tha një burim pranë tyre.

Burimet shtuan se 52-vjeçarja dhe David, kishin kaluar kohë së bashku në shtëpinë e aktores ku ajo ka gatuar darka mbrëmjeve.

Romanca e parë tek “Friends” ishte ajo mes tyre dhe në ribashkimin e kastit në HBO Max, prezantuesi James Corden tha se “është e pakonceptueshme që të mos ketë patur të paktën një romancë jashtë ekranit të serialit”. Jennifer Aniston dhe David Schwimmer shkëmbyen një vështrim mes tyre dhe David pranon se gjatë sezonit të parë ai e pëlqente vërtet shumë Jennifer.

 


MË SHUME NGA Magazina